Disa të lënduar nga aksidenti mes një kamioni dhe autobusi

  • A.P /
  • 10 September 2024 - 10:11
Disa të lënduar nga aksidenti mes një kamioni dhe autobusi

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes një autobusi dhe një kamioni në rrugën Carralevë-Duhël , transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të lënduarit janë dërguar në QKMF-në e Suharekës, ndërsa u desh intervenimi i zjarrfikësve për të nxjerrë pasagjerët meqë autobusi ra në krah.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus  dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krah kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët”.

(Kosova Sot Online)