Pse dy kompani paguhen për lobim në SHBA?

  • A.P /
  • 10 September 2024 - 16:00
Pse dy kompani paguhen për lobim në SHBA?

Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Avni Mustafaj – pronar i kompanisë Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipi – pronare e kompanisë Afërdita Rakipi Communications – ishin kontraktuar individualisht, me nga 147 mijë euro, sipas kontratave të publikuara në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Megjithatë, nga shkurti deri në fund të korrikut të këtij viti, ata kanë funksionuar sikur të ishin një kompani e vetme. Nga 13 kontaktet e raportuara nga Mustafaj, të gjitha janë identike me ato të raportuara nga Rakipi.

Përveç këtyre, Rakipi ka raportuar edhe dy kontakte shtesë – një takim më 11 mars dhe një takim më 24 maj.


(Kosova Sot Online)