
Presidenti i Izraelit viziton sot Beogradin

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Serbi, gjatë së cilës do të bisedojë me zyrtarët më të lartë dhe do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me temën “Sinergjia në inovacione, bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Izraelit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Presidenti i Izraelit, Herzog, fillimisht do të takohet me nikoqirin e tij dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq,.
Pas bisedës së tyre private është paraparë takimi plenar i delegacioneve të Izraelit dhe Serbisë dhe më pas një fjalim para mediave.
Presidenti i Izraelit po bën vizitën e tij të parë në Serbi që kur Izraeli e njohu Kosovën më 4 shtator 2020. Më pas ai vendosi marrëdhënie diplomatike me Prishtinën më 1 shkurt 2021.
Kujtojmë se në fillim të gjysmës së dytë të qershorit të këtij viti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen për lëvizja e lirë pa viza ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
(Kosova Sot Online)