Lajçak: Duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në dialog
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajcak ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për përgatitjet rreth takimit të radhës së Shefave të Ekipeve Negociatore.
Ai tutje ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vucic, ka ngritur “shqetësime të forta” rreth situatës së serbëve të Kosovës.
Lajcak ka thënë se në takim ka theksuar nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje të dakorduar në Dialog.
“Ai ngriti shqetësime të forta për gjendjen e serbëve të Kosovës. Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në Dialog”, ka shkruar Lajcak.
(Kosova Sot Online)