Ambasada e SHBA-së: I jemi thellësisht mirënjohës popullit të Kosovës
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka falënderuar popullin e Kosovës, si dhe partnerët nëpër botë, që qëndruan krah tyre kur u përballën me sulmin terrorist të 11 shtatorit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Sot, e ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua një ceremonie në përkujtim të 23 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ne i jemi thellësisht mirënjohës popullit të Kosovës dhe partnerëve në mbarë botën që kanë qëndruar me ne në luftën kundër terrorizmit, në mbrojtje të demokracisë dhe në ndjekjen e një bote të drejtë dhe paqësore. Ne nuk do të harrojmë kurrë”, ka shkruar ambasada.
(Kosova Sot Online)