Fillon verifikimi nëse ka fëmijë që nuk jetojnë në Kosovë e i marrin shtesat
Proces verifikues për prindër që përfitojnë nga shtesa për fëmijë, ka nisur Ministria e Financave. Në njoftimin nga ky institucion thuhet se ky verifikim shtesë kërkohet për të vërtetuar që përfituesit jetojnë në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Përgjegjësia për administrimin e dokumenteve të nevojshme u është bartur Qendrave për Punë Sociale. E në këto institucione ankohen se nuk kanë mjaftueshëm staf për këto përgjegjësi
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nisur një proces verifikues për disa nga përfituesit e shtesave për fëmijë.
Qeveria e Kosovës ndan 20 euro në muaj për fëmijë deri në 16 vjet.
Në rast se prindi ka 3 fëmijë e më shumë, atëherë pagesa për secilin është nga 30 euro në muaj.
Sipas Ministrisë së Financave nga kjo skemë përfitojnë 400 mijë fëmijë.
(Kosova Sot Online)