Fillon me një mysafir special sesioni vjeshtor në Kuvend

  • A.P /
  • 12 September 2024 - 10:46
Fillon me një mysafir special sesioni vjeshtor në Kuvend

Ka nisur sot sesioni vjeshtor në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, teksa u uroi mirëseardhje deputetëve dhe suksese në sesionin vjshor, njoftoi se brenda sallës së kuvendit është një mysafir special.

Ai përshëndeti ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz.

“Në këtë seancë që po e fillojmë e kemi një mysafir special. E kemi të pranishëm ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz bashkë me përfaqësuesit e agjencisë së Luksemburgut për zhvillim që na e ka mundësuar këtë teknologji të shkëlqyeshme në Kuvend në mënyrë që ta kemi një Kuvend funksional. Ambasada e Luksemburgut e mundësoi këtë investim”, tha Konjufca,

(Kosova Sot Online)