Ja në cilin vend bie bora e parë
Në Alpet bavareze ra bora e parë. Fotot e para kanë mbërritur nga maja e Zugspitze, më e larta në Gjermani e cila ngrihet 2962 m mbi nivelin e detit dhe ofron një nga pamjet më spektakolare në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ranë disa centimetra borë dhe në ditët në vijim mund të bien deri në 50 centimetra borë e freskët në një lartësi mbi 1500 metra, parashikon Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD).
“U përshkallëzua shpejt. Nga vapa e verës në dimër në 5 ditë. Mos harroni se sezoni i skijimit fillon më 29 nëntor 2024” thanë ata në faqen zyrtare të Zugspitze
Për kujtesë, dje raportuam deklaratën e meteorologut gjerman Dominik Jung, i cili bëri të ditur se në Alpe mund të bien dy deri në tre metra borë.
“Presim një ndryshim jashtëzakonisht të dhunshëm të motit që rrallë shihet. Deri në fundjavë, dy deri në tre metra borë e freskët mund të bien në Alpe. Pjesë të Evropës janë në rrezik të madh nga përmbytjet”, paralajmëroi meteorologu gjerman Dominik Jung për Merkur.de.
(Kosova Sot Online)