Francezi Arnaud dezinformon: Nëse je serb, nuk ke të drejtë pronësie në Kosovë
Francezi Arnaud i cili tashmë është angazhuar në punën e tij të re që ia ka deleguar presidenti serb Alkeksandar Vuciqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Arnaud Gouillon, përfaqësues i së djathtës ekstreme franceze, i njohur për qëndrimet e tija raciste ndaj Kosovës, ka një detyrë të re në qeverinë e Serbisë – do të udhëheq ekipit që sipas pretendohet të luftojë “lajmet e rreme” për Serbinë në mediat botërore. Ai është i njohur për përdorimin e rolit të tij në Serbi për të promovuar retorikën pro-serbe, shpesh të bazuar në informacione të pasakta.
Tash Drejtor i Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore në Serbi Guyon, ka publikuar një paraqitje grafike duke dezinformuar se prona e serbëve në Kosovë është shpronësuar “ilegalisht” për ndërtimin e bazave për njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
“Nëse je serb, nuk ke të drejtë pronësie në Kosovë. Shikoni sesi regjimi ekstremist shqiptar në Kosovë merr me forcë dhe ilegalisht tokë nga fermerët serbë për të krijuar baza për forcat represive monoetnike në veri të kësaj krahine të Serbisë”, ka shkruar Gujon.
(Kosova Sot Online)