Haxhiu e lëshon sallën pasi Bogujevci ia ndërpreu fjalën

  • A.P /
  • 12 September 2024 - 13:41
Haxhiu e lëshon sallën pasi Bogujevci ia ndërpreu fjalën

Sot në seancën plenare të Kuvendit në rend dite kanë qenë edhe pyetjet parlamentare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu pasi iu përgjigj pyetjet së deputetes Labinotë Demi- Murtezi, iu drejtua edhe deputetit të PDK’së, Hisen Berisha.

“Më lejoni të përgjigjem edhe ndaj pyetjet, gjegjësisht komentit të deputetit Hisen Berisha”, tha Haxhiu, e më pas nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ia tërhoqi vërejtjen.

Bogujevci: Zonja Haxhiu të lutem duhesh vetëm pyetjes t’i përgjigjesh.

Haxhiu: Nënkryetare e Kuvendit të lutem, nuk është në rregull që në Kuvendin e Kosovës të ketë manipulime. Deputeti Hisen Berisha i ka bërë dy pyetje por i  ka tërhequr. Unë e kam letrën që ai e ka dërguar dhe thekson se i tëheq pyetjet. Prandaj unë nuk kam faj që deputetët e opozitës i bien pishman”

Derisa fliste Haxhiu, Bogujevci i tha që nuk ka të drejtë të komentojë

Me urdhër të Bogujevcit, regjia ia ndali mikrofonin ministres Haxhiu.

“Regjia iu lutem ndaljani fjalën. Regjia”, tha Bogujevci.

Pas kësaj, Haxhiu e lëshoi sallën e Kuvendit. 

(Kosova Sot Online)