Lexoni edhe:
Naser Berisha: 'Kosova Sot' ju uroj shumë përvjetorë të tjerë të suksesshëm, duke vazhduar të jeni një burim i rëndësishëm
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për punën e institucionit që ajo drejton, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo ka thënë se Strategjia për Drejtësi Tranzicionale është një hap monumental që e pasqyron zotimin e palëkundur të Qeverisë për viktimat e dhunës seksuale.
Ajo ka thënë se nga këto krime “Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët”, mirëpo se ata do të ndiqen penalisht me gjykimin në mungesë.
“I gjithë fokusi ynë është te implementimi i kësaj strategjie dhe jam bindur që për pak kohw do ta kemi një raport për implementimin e kësaj strategjie. Disa nga aktivitetet janë përmbushur por ka edhe shumë të tjera që janë në zhvillim e sipër”.
“Serbia është shndërruar në strehë për kriminelët. Gjykimi në mungesë ekziston. Nga janari i këtij viti kemi filluar. Tashmë kemi dënime për dhunime seksuale gjatë luftës dhe janë disa raste që po trajtohen”.
(Kosova Sot Online)