Komuna e Prishtinës del me njoftim

  • A.P /
  • 12 September 2024 - 14:44
Komuna e Prishtinës del me njoftim

Komuna e Prishtinës ka dalë me një reagim lidhur me pezullimin e tenderit për Sheshin “Xhorxh Bush”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në reagimin e Komunës sqarohet se pezullimi i aktivitetit të prokurorimit është bërë si rezultat i ankesës nga një kompani në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

“Dorëzimi i kësaj ankese në OSHP nga operatori ekonomik NUK NËNKUPTON SHKELJE PROCEDURALE E LIGJORE, E AS NDALIM TË AKTIVITETIT TË PROKURIMIT, POR ËSHTË MASË AUTOMATIKE E PARAPARË ME LIGJ pavarësisht nëse ankesa është e bazuar apo jo. Pra, çdo herë kur një operator ekonomik parashtron ankesë në OSHP, aktiviteti i prokurimit pezullohet në mënyrë automatike. Kjo është paraparë me nenin 112, paragrafi 1, i Ligjit për Prokurim Publik”, thuhet në reagim.

Komuna ka thënë se të gjitha deklaratat për shkelje ligjore në këtë aktivitet janë të pasakta dhe tendencioze.

“Kryeqyteti i siguron qytetarët se ka zbatuar me përpikmëri legjislacionin në fuqi për këtë aktivitet si edhe për çdo aktivitet tjetër”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)