Kastrati: Kurti ka humbur miliona për shtetin për shkak të sjelljes si kapadai ndaj SHBA-së

  • A.P /
  • 12 September 2024 - 16:02
Kastrati: Kurti ka humbur miliona për shtetin për shkak të sjelljes si kapadai ndaj SHBA-së

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, tha se kryeministri Kurti ka humbur miliona për shtetin për shkak të sjelljes si “kapadai ndaj SHBA-së dhe aleatëve”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deputeti Kastrati tha se qëllimi i Kurtit është t’i bindë militantët

“ Minus 300 milionë euro qiky Albin Kurti për shkak të trajektores së kapadaisë në raport me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë e ka pru këtë situatë. E mos të flas për gjuhën qortuese të SHBA-së, të QUINT-it e Francës”, tha Kastrati.

“Qëllimi i tij është i qartë t’i bind vetëm militantët, t’i bind vetëm ata që ky i ka quajtur analfabetë funksionalë, se s’dua t’i ofendojë qytetarët e mi…”, tha deputeti.

(Kosova Sot Online)