Zbulohet gazetari spiun i Putinit

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 09:12
Zbulohet gazetari spiun i Putinit

Pablo González, gazetar spanjoll, është arrestuar në Poloni nën akuzat për spiunazh. Aktivistja ruse, Zhanna Nemtsova, rrëfen për takimin me të pas vdekjes së babait të saj aktivist. Atë ditë në Strasbourg, Gonzálezi e ka pyetur Nemstovan për një intervistë për një gazetë në rajonin bask. Ajo ka refuzuar në fillim. Por gazetari dalëngadalë ka filluar të shfaqet në rrethin e saj: nëpër ngjarje, në intervista të regjistruara, apo tubime. Tani ajo rrëfen për paranojën që ka pasur në jetën e saj për shkak të “mikut” gazetar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në fillim të gushtit të këtij viti, Pablo González është marrë nga një burg i Polonisë dhe është dërguar në Moskë në një aeroplan që mbante agjentë të fshehtë rusë, hakerë dhe një vrasës me pagesë nga Shërbimi Federal i Sigurisë.

Grupi është pritur në aeroport me tapet të kuq, nga një rojë ushtarake dhe nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili i është falënderuar për shërbimin besnik ndaj vendit.

Në pamjet nga ajo natë në Moskë, shihet Gonzálezi, duke buzëqeshur teksa ia shtrëngon dorën presidentit Putin në fund të shkallëve të aeroplanit. Me mjekër të zezë, me kokë të rruar dhe shndritëse, ai mbante veshur një bluzë me Star Wars ku shkruhej “Mbretëria ka nevojë për ju”.

I njohur nga miqtë e tij rusë si “Pablo, gazetari bask”, 42-vjeçari ishte pjesë e një shkëmbimi të madh të burgosurish me perëndimorët e mbajtur në burgjet ruse dhe disidentët rusë.

Në grupin e liruar nga Putini kanë qenë dy aktivistë të opozitës, për spiunimin e të cilëve është akuzuar González.

Ai ishte arrestuar në Poloni në vitin 2022 për spiunazh të supozuar.

“Pata dyshimet e mia të para në vitin 2019. Vetëm m’u shfaq”, ka thënë Zhanna Nemtsova, në intervistën e parë që ka dhënë për burrin që e ka spiunuar.

Ata të dy janë takuar në vitin 2016 në një ngjarje për hetimin e vrasjes së babait të saj. Boris Nemstov, kundërshtar i vendosur i Vladimir Putinit, që ishte vrarë një vit më parë, pikërisht afër Kremlinit.

Vajza e tij – vetë kritike e zëshme e Putinit – në fund është zhvendosur në Evropë për sigurinë e saj.

Atë ditë në Strasbourg, Pablo González e ka pyetur Nemstovan për një intervistë për një gazetë në rajonin bask. Ajo ka refuzuar në fillim. Por gazetari – spanjoll me rrënjë ruse – dalëngadalë ka filluar të shfaqet në rrethin e saj: nëpër ngjarje, në intervista të regjistruara, apo tubime.

Tani që e ka menduar, Nemtsovas i kujtohet se ishte bërë shumë e kujdesshme.

“Ndava dyshimet e mia me disa njerëz dhe ata më thanë, ‘Jo, kjo nuk është e vërtetë!’ Njerëzit të shohin si të çmendur kur flet për disa gjëra. Mund të mendojnë se jam paranojake. Por kisha absolutisht të drejtë”.

Prandaj, ajo ka vendosur të flasë haptazi tani për atë që i ka ndodhur.

(Kosova Sot Online)