Arrestohet asambleisti i njohur i LDK’së

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 09:44
Arrestohet asambleisti i njohur i LDK’së

Policia e Kosovës ka arrestuar asambleistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Enver Rrahmanin, nën dyshimin se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht Kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh bëhet me dije se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR-Podujevë / 12.09.2024 – 13:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, Bulliqi dhe Rrahmani janë përplasur verbalisht dje gjatë seancës së Kuvendit Komunal.

Ata i janë drejtuar njëri-tjetrit me shprehje si “tradhtar”, “pis”, “legen”.

Si pasojë, është ndërprerë edhe seanca. Në pamjet e publikuara shihet se Rrahmani i afrohet Bulliqit dhe se pastaj ndërhyjnë asambleistët, mirëpo nuk shihet ndonjë konfrontim fizik.

 

(Kosova Sot Online)