Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 10:11
Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës

Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rrethimi i objektit është bërë pasi dyshohet për një mjet të dyshimtë .

Dikush raportohet të ketë lënë një valixhe të dyshimtë në oborrin e kësaj komune.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur njësitë policore, në mesin e tyre edhe Njësia për Deminim.

(Kosova Sot Online)