Policia jep detaje për valixhen në oborrin e Komunës së Mitrovicës

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 10:31
Policia jep detaje për valixhen në oborrin e Komunës së Mitrovicës

Policia është deklaruar lidhur me valixhen e lënë në oborrin e Komunës së Mitrovicës, e cila fillimisht ishte e dyshimtë dhe pas kontrollit nga njësia speciale, rezultoi që brenda kishte rroba, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti tha se pas kontrollit të detajuar dhe pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

“Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë  të  gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i ështe bërë nga  ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se  ne valixhe  nuk ka të  bëjë me ndonjë  gjë të  dyshuar. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, tha Zaiti.

(Kosova Sot Online)