Bajqinovci takohet me Dimal Bashën: Për inati të dushmanave

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 10:50
Bajqinovci takohet me Dimal Bashën: Për inati të dushmanave

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, duket se e ka shijuar një të pasdite bashkë me kolegun e tij nga partia e Kuvendi, Dimal Basha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bajqinovci ka zgjedhur që këto moment t’i përjetësonte në një fotografi, të cilën e ka publikuar edhe në faqen e tij në Facebook.

Në tavolinën e Bajqinovcit dhe Bashës shihen disa pije. Më saktë, një kafe e ujë në krahun e Bashës dhe një kafe e limonadë në afërsi të Bajqinovcit.

Ndërsa mbishkrimi është goxha simptomatik.

“Për inati të dushmanave” – ka shkruar Bajqinovci, duke mos treguar se për cilët “dushmanë” e ka fjalën.

(Kosova Sot Online)