Bajqinovci takohet me Dimal Bashën: Për inati të dushmanave
Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, duket se e ka shijuar një të pasdite bashkë me kolegun e tij nga partia e Kuvendi, Dimal Basha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Bajqinovci ka zgjedhur që këto moment t’i përjetësonte në një fotografi, të cilën e ka publikuar edhe në faqen e tij në Facebook.
Në tavolinën e Bajqinovcit dhe Bashës shihen disa pije. Më saktë, një kafe e ujë në krahun e Bashës dhe një kafe e limonadë në afërsi të Bajqinovcit.
Ndërsa mbishkrimi është goxha simptomatik.
“Për inati të dushmanave” – ka shkruar Bajqinovci, duke mos treguar se për cilët “dushmanë” e ka fjalën.
(Kosova Sot Online)