Osmani: Çmimi M100 është për vetë popullin e Kosovës

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 11:21
Osmani: Çmimi M100 është për vetë popullin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo përmes një videoje nga këto momente të ndarjes së çmimit tha se ky çmim është i popullit të Kosovës.

“Një çmim për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar e sakrifikuar dhe që vazhdon me vendosmëri të palëkundur të mbrojë lirinë dhe demokracinë.  Faleminderit M100 për këtë nder”, ka shkruar Osmani.

Ajo më herët deklaroi se demokracia, sundimi i ligjit, integrimi i Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike “janë dhe do të jenë gjithnjë udhërrëfyes në rrugën përpara”.

(Kosova Sot Online)