Policia e Kosovës shpall në kërkim një grua

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 12:19
Policia e Kosovës shpall në kërkim një grua

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një gruaje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në kërkesën e Policisë nuk tregohet emri i saj e as vepra për të cilën është shpallur në kërkim.

“Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor Qendra në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarës së shpallur në kërkim. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e kësaj të dyshuare, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, thuhet në njoftim.

Image

(Kosova Sot Online)