FSK e realizon me sukses ushtrimin fushor

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 12:28
FSK e realizon me sukses ushtrimin fushor

Komanda e Forcave Tokësore (KFT) i FSK-së, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R2K), në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjeve për validimin e regjimentit të dytë ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Steel 01”, në poligonin e stërvitjes ushtarake në Babaj Bokës dhe Devë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Qëllimi i ushtrimit ishte testimi i procedurave standarde operative të kompanive të regjimentit, gjatë realizimit të operacioneve  luftarake në përmbushje të detyrave operacionale bazuar në misionin e KTF-së”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të FSK-së.

(Kosova Sot Online)