Maqedonci: Të gjitha vajzat e gratë që janë në gjendje të vdesin për atdhe të aplikojnë për t’u bërë ushtare të FSK-së

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 14:05
Maqedonci: Të gjitha vajzat e gratë që janë në gjendje të vdesin për atdhe të aplikojnë për t’u bërë ushtare të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë multietnik, me element përbashkues vullnetin për t’i shërbyer atdheut, përtej dallimeve gjinore e kulturore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministri bëri thirrje që të gjitha vajzat e gratë që e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të të aplikojnë për t’u bërë ushtare të FSK-së, si forma më fisnike për t’i shërbyer Kosovës.

Duhet theksuar se ka pak ditë që FSK-ja ka hapur konkursin e ri për pjesëtarët e rinj , ku numri i atyre që pritet të pranohen është 300.

(Kosova Sot Online)