Kastrati: Dikush po telefonon në emrin tim dhe po kërkon para

  • A.P /
  • 13 September 2024 - 14:49
Kastrati: Dikush po telefonon në emrin tim dhe po kërkon para

Humanisti i njohur, Halil Kastrati i ka lutur qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve ngase persona të panjohur po thërrasin për ndihmë në emër të tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Njoftim i Rëndësishëm!

Përsëri janë aktivizuar persona mashtrues.

Ju lutemi, mos bini pre e këtyre mashtrimeve, sidomos ju familjarë që po përballeni me sëmundje të të dashurve tuaj dhe jeni në kërkim të ndihmës.

Nëse dikush ju telefonon në emër të shoqatës sonë apo në emrin tim, dhe ju kërkon të dërgoni para me premtimin se do të merrni një shumë më të madhe në këmbim, kini kujdes – është një mashtrim.

Në rast se merrni një telefonatë të tillë, ju lutemi denonconi këta keqbërës në polici”, shkruan Halil Kastrati në njoftim.


(Kosova Sot Online)