Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiq në anën e gabuar

  • A.P /
  • 14 September 2024 - 10:47
Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiq në anën e gabuar

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka komentuar konferencën e djeshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili doli me ‘kushte’ ndaj Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Torres tha se kërkesa e Serbisë që Kosova të kthehet në “status quo ante” nuk do të realizohet asnjëherë dhe se pavarësia e Kosovës do të mbetet “në përjetësi e tillë”.

“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksander Vuçiq është në anën e gabuar të historisë”.

(Kosova Sot Online)