
Një person e ka dorëzuar një armë në polici

Një person në Pejë e ka dorëzuar një armë në polici, të cilën dyshohet se e ka përdor një familjar i tij më 30 gusht dhe më pas e ka fshehur e është larguar nga Kosova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I dyshuari ka thënë se do të paraqitet në stacion kur të kthehet në Kosovë.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Pejë / 30.08.2024. Me datë 15.09.2024 anëtari i familjes së të dyshuarit kosovar ka dorëzuar një armë zjarri-pistoletë me një karikator, të cilën dyshohet se e kishte përdorur i dyshuari me datën e cekur dhe të njëjtën e kishte fshehur, e pastaj ishte larguar nga Kosova. I dyshuari ka konfirmuar të do të paraqitet në stacionin policor kurdo që kthehet në Kosovë. Rasti në proces hetimi.”
(Kosova Sot Online)