Nxënësit e klasëve të dyta në shkollën 'Dardania' kanë nisur bojkotimin e mësimit

  • A.P /
  • 16 September 2024 - 10:30
Nxënësit e klasëve të dyta në shkollën 'Dardania' kanë nisur bojkotimin e mësimit

Nxënësit e klasëve të dyta në shkollën “Dardania”, në Prishtinë kanë nisur bojkotimin e mësimit për shkak të pakënaqësive që kanë me orarin e vendosur për vitin 2024/25, orar ky që fillon 15:00 deri në 18:25, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të dielën, prindërit e nxënësve paralajmëruan se nuk e pranojnë orarin e ri të vendosur, dhe se nga dita e hënë do të bojkotojnë procesin mësimor derisa të bëhet një orar i përshtatshëm për nxënësit.

(Kosova Sot Online)