Jovanoviq: Aleksandar Vuçiq është kërcënimi më i madh i popullit

  • A.P /
  • 16 September 2024 - 12:13
Jovanoviq: Aleksandar Vuçiq është kërcënimi më i madh i popullit

Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (DSS) Millosh Jovanoviq ka deklaruar se Aleksandar Vuçiq është kërcënimi më i madh për mbrojtjen e interesave kombëtare të Serbisë dhe popullit serb, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ai është një kërcënim i drejtpërdrejtë, një faktor jostabiliteti, një njeri që cenon”, ka thënë Jovanoviqi për televizionin serb “TV Nova”.

Jovanoviq ka vlerësuar se Aleksandar Vuçiqi dhe regjimi i tij absolutisht e kanë dorëzuar Kosovën në 12 vjetët e fundit dhe se masat dhe kërkesat e fundit të paraqitura janë gënjeshtra, sharlatanizëm i rendit të parë dhe hedhje pluhuri në sy.

“Ajo që po ndodh muajt e fundit në veri të Kosovës është pasojë e drejtpërdrejtë e pranimit të marrëveshjes franko-gjermane”, ka thënë Jovanoviq dhe ka shtuar se pas këtij pranimi më nuk mund të bëhet fjalë për ndërmarrjen e çfarëdo lloj mase.


(Kosova Sot Online)