Stano jep detaje për takimin e nesërm në Bruksel

  • A.P /
  • 16 September 2024 - 15:13
Stano jep detaje për takimin e nesërm në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për takimin e nesërm që pritet të mbahet mes kryenegociaotrëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një konferencë për media, ai është deklaruar edhe për agjendën e takimit të nesërm.

“Rruga përpara për të dyja palët është konfirmimi i angazhimit të tyre konstruktiv në procesin e normalizimit. Rasti i parë për këtë është takimi i kryenegociatorëve më 17 shtator në Bruksel”, tha zëdhënësi i BE-së.

Nuk është ende e qartë nëse do të kenë takim të përbashkët, apo vetëm veç e veç me zyrtarët e BE-së.

(Kosova Sot Online)