Janjiq: Vuçiq dëshiron që përgjegjësinë për të gjitha ngjarjet t’ia kalojë Kurtit

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 07:47
Janjiq: Vuçiq dëshiron që përgjegjësinë për të gjitha ngjarjet t’ia kalojë Kurtit

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, duke komentuar situatën në veri të Kosovës, thotë se ekziston një realitet të ri politik, i cili tregon se nuk ka kthim në dialog dhe se normalizimi po humbet rëndësinë sepse bëhet fjalë për “dashuri e detyruar”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke folur për listën e masave të Vuçiqit për situatën në Kosovë, Janiq thotë se tani është në kërkim të kthimit të situatës nga dhjetori i vitit 2022, sepse asgjë tjetër nuk është e mundur dhe se përgjegjësinë për gjithçka po mundohet t’ia kalojë Kurtit.

“Kemi një realitet të ri krahasuar me dhjetorin 2022. Ka dy etiketa. E para është kriza e thellë e sigurisë, e cila ka lënë në hije të gjitha çështjet e tjera. Nga ana tjetër, ajo disiplinoi faktorët politikë shqiptarë për të ndjekur lojtarin kryesor. Dhe fokusi i NATO-s është te siguria ushtarake dhe kjo filloi me sulmin ndaj ushtarëve të NATO-s në Zveçan”, thotë ai për N1.

Duke folur për grupin e kërkesave dhe masave të Vuçiq për Kosovën, ai thotë se presidenti serb po kërkon kthim në atë që ka qenë më parë.

“Vuçiq po kërkon një rikthim në atë që ishte më parë. Vuçiq kërkon që të hapen garancitë nga ajo periudhë. Kjo ishte periudha përpara se Beogradi të fillonte masat e marketingut të sigurisë, duke provokuar një krizë në terren, pastaj barrikada dhe deri në Banjska. Është një fazë kur Beogradi e ka nënshtruar të gjithë politikën e tij përballjes me Kurtin, duke injoruar historinë kryesore, që është ruajtja e çdo lloj paqeje dhe mungesa e konflikteve të armatosura”, theksoi ai.

Janjiq thekson se pikëpamjet e Vuçiqit burojnë nga fakti se asgjë tjetër nuk është e mundur, por edhe sepse ai dëshiron që përgjegjësinë për të gjitha ngjarjet t’ia kalojë Kurtit.

(Kosova Sot Online)