Dy vetura janë djegur në Prishtinë

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 08:22
Dy vetura janë djegur në Prishtinë

Dy vetura janë djegur mbrëmë vonë në Çagllavicë të Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka deklaruar Malë Gashi, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve.

“Mbrëmë rreth orës 00:00 kemi pranuar një informacion se një incident i zjarrit ka ndodhur në Çagllavicë, ku janë djegur dy vetura. Intervenimi është kryer nga njësia e Llapnasellës. Zjarri është fikur. Këto janë informacionet fillestare që kemi”, tha Gashi.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

(Kosova Sot Online)