Haziri: Ne jemi në këtë garë me i fitu zgjedhjet

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 09:38
Haziri: Ne jemi në këtë garë me i fitu zgjedhjet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se LDK është në garë për t’i fituar zgjedhjet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, partia e tij është më e përgatitura për këto zgjedhje, pasi që programin politik e kanë hartuar që një vit, kanë strukturuar partinë dhe punuar intenzivisht.

“Ne jemi në këtë garë me i fitu zgjedhjet. Kemi me punu, me dëshmu, me argumentu, taku çdo njeri në Kosovë për me arritë këtë qëllim. Kemi punuar me politika të qarta, jemi politika më e përgatitur më e strukturuar, me programin politik të saj. Kemi përfundu 70,80 për qind listën e deputeteve. Krejt të tjerët e kanë qëllim me fitu LDK-në, neve na cilësojnë rivalin kryesor. Kjo garë shpresoj shumë që fjalori politik mos me degradu, që manipulimi politik mos me qenë mjeti kryesor”, tha Haziri në ktv.

Ai kritikoi mosprezencën e partisë në pushtet në debate që nga marrja e pushtetit.

“Po shihet që format të debatit nuk kemi. Që 4 vite nuk kanë ardhë në debate, pse tani duhet me dalë në debate”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)