Maqedonci: FSK po zhvillohet që të përballet me çdo kërcënim
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur sot rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe zhvillimeve të fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Maqedonci tha se qasja e Serbisë nuk e frikëson Kosovën.
”Forca e sigurisë po zhvillohet që të përballet me çdo kërcënim”, tha Maqedonci.
Ai shtoi se pas invazionit rus në Ukrainë, Serbia i ka shtyrë interesat e veta edhe në raport me shtetet e tjera.
Ai foli edhe rreth armatosjes së FSK-së, ku tha se ushtria e Kosovës vazhdimisht merr armatim nga vendet e NATO-s dhe jo sikur Serbia që merr nga vendet e lindjes.
“Armatimi i FSK-së është çdoherë bazuar në standardet e NATO-s”, tha ai.
(Kosova Sot Online)