Ministri godet Gjuriqin: E papranueshme të shtrëngosh duart me një kriminel
Gjatë ditës së djeshme ministri i jashtëm serb Marko Gjuriq pati një takim me homologun e tij estonez Margus Tsahkna, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky i fundit ia bëri të qartë Gjuriqit se shteti i tij nuk e pranon assesi faktin se Serbia po i shtrëngon duart me presidentin rus Vladimir Putin, të cilin e quajti kriminel lufte.
“Është e papranueshme të shtrëngosh duart me një kriminel lufte që po përpiqet të minojë sigurinë e Evropës dhe sovranitetin e Ukrainës”, ka shkruar ministri estonez në X, derisa ka bërë me dije se shhteti i tij janë të rreshtuar në rrugën e paqes.
Ai gjithashtu ka bërë me dije se e mbështet një dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës drejt paqes.
(Kosova Sot Online)