Von Der Leyen propozon ekipin e saj

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 11:02
Von Der Leyen propozon ekipin e saj

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka bërë publik emrat e ekipit të saj me të cilët planifikon të udhëheq përgjatë pesë viteve të ardhshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kaja Kallas siç edhe është pritur, është propozuar për pozitën e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe në portofolin e saj do ta ketë edhe çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Marta Kos është propozuar që të jetë Komisionerja e re për Zgjerim, në vend të Olivier Varhelyi. Marta Kos është një diplomate dhe politikane sllovene. Ajo shërbeu si ambasadore në Gjermani nga viti 2013 deri në vitin 2017, dhe si ambasadore në Zvicër nga viti 2017 deri në vitin 2020. Nga prilli deri në shtator 2022, ajo ishte një nga nënkryetaret e Lëvizjes së Lirisë.


(Kosova Sot Online)