Luhrmann: Ne i bëjmë thirrje Kosovës të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 14:11
Luhrmann: Ne i bëjmë thirrje Kosovës të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s

Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, si dhe nga vizita në Prishtinë shpërndau fotografi me kryeministrin Albin Kurti dhe dy ministra të tij. Megjithatë, nuk pati njoftim për ndonjë takim bilateral mes saj dhe Kurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo sot në një postim në X tha se ia ka bërë të qartë Qeverisë së Kosovës kërkesat për zhbllokim të masave ndaj importit të Serbisë në kuadër të CEFTA-s.

“Mirënjohëse për diskutimet e hapura në Kosovë, përpara takimeve të këtij 10-vjetori të Procesit të Berlinit. Ia bëra të qartë Qeverisë se ne i bëjmë thirrje Kosovës të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s dhe të lejojë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)