Detaje nga takimet e Bislimit e Petkoviq me Lajçakun

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 14:51
Detaje nga takimet e Bislimit e Petkoviq me Lajçakun

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq i kanë përfunduar takimet e tyre të ndara me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ende nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh, me emisarin europian që do të përpiqet t’i ulë të dyja palët përballë.

Bislimi dhe Petkoviq shkuan në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

Zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe Ohër vitin e kaluar është çështja kryesore e diskutimeve.

Bashkimi Europian të hënën mirëpriti kërkesën e Aleksandar Vuçiq që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, pasi ai vetë iu kishte kërkuar të dorëhiqeshin masivisht. Kërkesat me të cilat presidenti serb doli të premten, përfshijnë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Kosovës iu kërkua ta formojë Asociacionin si hapin e saj të parë në zbatimin e marrëveshjes së fundit për normalizim.

Bislimi dhe Petkoviq për herë të fundit në Bruksel ishin në fillim të korrikut, duke u kthyer nga atje pa ndonjë rezultat.

(Kosova Sot Online)