Hill dhe ministrja serbe flasin për përfitimet nga marrëveshja SHBA-Serbi

  • A.P /
  • 17 September 2024 - 15:36
Hill dhe ministrja serbe flasin për përfitimet nga marrëveshja SHBA-Serbi

Marrëveshja për bashkëpunim strategjik ndërmjet qeverive të Serbisë dhe SHBA-së së shpejti do të jetë në Uashington, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka zhvilluar një takim me ministren serbe të Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq.

Ata, siç tha ministrja serbe, u pajtuan se Marrëveshja për Bashkëpunim Strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, e cila siç raporton Tanjug do të nënshkruhet së shpejti në Washington, “përfaqëson një hap të rëndësishëm në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në të cilin sektori energjetik zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm”.

“SHBA ishte një nga investitorët më të mëdhenj në Serbi në dekadën e kaluar dhe besoj se kjo marrëveshje do t’i hapë dyert për investime të reja në fushën e energjisë, të cilat do të kontribuojnë në siguri më të madhe energjetike dhe një tranzicion të qëndrueshëm drejt burimeve të energjisë së pastër”, tha Gjedoviq Handanoviq.

Ajo theksoi se Serbia në dy vitet e kaluara ka bërë përparim të dukshëm në drejtim të tërheqjes së investimeve, përmes përmirësimit të kornizës legjislative dhe zbatimit të suksesshëm të ankandeve për burimet e energjisë së ripërtëritshme.

(Kosova Sot Online)