Fetai: Incidenti me Osmanin në Shkup, ishte një përpjekje për anulimin e vizitës së Kurtit

  • A.P /
  • 18 September 2024 - 07:35
Fetai: Incidenti me Osmanin në Shkup, ishte një përpjekje për anulimin e vizitës së Kurtit

Incidenti me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, u shkaktua me qëllim që të anulohet vizita e kryeministri kosovar Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, u shpreh zëvendëskryeministri Arben Fetai duke lënë të kuptohet që Kurti nuk erdhi për Vjosa Osmanin ashtu siç u raportua, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai, në një intervistë për gazetën “Lajm”, tha se menjëherë pas formimit të Qeverisë së re, pati disa tentativa për destabilizimin e vendit.

“Në këtë 75 ditësh që po e lëmë pas ka patur disa përpjeke për destabilizim. E para ishte transiti i presidentes së Republikës së Kosovës në aeroportin e Shkupit, transit i cili u karakterizua me tensione të shumta, siç kemi dëgjuar në media, që sipas meje ishte një përpjekje për të ndikuar në anulimin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në vendin tonë, që ishte vizita e parë e një kryeministri në vendin tonë”, tha Fetai.

(Kosova Sot Online)