Gjenden dy mina e tri bomba dore

  • A.P /
  • 18 September 2024 - 09:18
Gjenden dy mina e tri bomba dore

Një person në Shtërpcë ka raportuar se ka hasur në tri mina dhe dy bomba dore të pashpërthyera, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh bëhet se njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i deminimit i policisë ka tërhequr mjetet e dyshuara.

Policia rastin e ka cilësuar si “gjetje e mjeteve të pashpërthyera”.

“Drejkovc, Shtërpcë 17.09.2024-13:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në mjete të dyshuara (tre mina dhe dy bomba dore). Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka  tërhequr mjetet e dyshuara”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)