Vulin: Serbia ia pa sherrin bombardimeve të Amerikës sepse do ta zhduknim Kosovën

  • A.P /
  • 18 September 2024 - 09:19
Vulin: Serbia ia pa sherrin bombardimeve të Amerikës sepse do ta zhduknim Kosovën

Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin, i cili është i sanskionuar nga Amerika tha se do të ishte më mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës “të përmbahen nga përpjekjet për të sunduar Serbinë dhe veçanërisht nga përkrahja dic pretendon ai e ‘dhunës’ së kryeministrit të vetëshpallur të Kosovës, Albin Kurti, kundër serbëve në Kosovë”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vulin, me rastin e njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin i bën thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara, theksoi se Serbia nuk ka çfarë të përmbahet.

“E vetmja rrugë për përparim në Kosovë është zbatimi i pakushtëzuar i Marrëveshjes së Brukselit dhe formimi i bashkimit të komunave serbe, i cili është pritur për 11 vjet”, ka thënë Vulin në një deklaratë me shkrim.

Vulin la të kuptohet se Serbia kishte në plan ta zhdukte Kosovën, por që sipas tij serbët ia panë sherrin Amerikës.

“Nëse SHBA do të ishte përmbajtur nga bombardimi i Serbisë pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, thotë Vulin, “nuk do të kishte pasur as Kosovë, as dëbim të serbëve, as destabilitet në rajon”.

(Kosova Sot Online)