Hidhet në erë dyqani në qendër të qytetit

  • A.P /
  • 18 September 2024 - 11:10
Hidhet në erë dyqani në qendër të qytetit

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në qendër të Këlnit, në një dyqan veshjesh që ndodhet në katin e parë të një pallati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shpërthimi ndodhi pranë “Vanity Club”, i cili u shkatërrua nga një shpërthim i ngjashëm të hënën e kaluar.

Sipas BILD, mjete të ngjashme shpërthyese u përdorën në dy shpërthimet dhe policia beson se dy incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Që nga shpërthimi i së hënës, i cili plagosi një portier që ndodhej në vendngjarje, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një burrë duke vendosur një çantë shpine në hyrje të klubit dhe më pas duke ikur. Policia ka publikuar foto të tij dhe i kërkoi qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e tij.

(Kosova Sot Online)