![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Aksident trafiku mes një veture dhe kamioni, vdes një person
![Aksident trafiku mes një veture dhe kamioni, vdes një person](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/27/auto_Aksident-Trafiku-1-580x3601724749748.png)
Sot një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe kamioni në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë përkatësisht në fshatin Debërllukë, ku ka vdekur shoferi i veturës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
Ai tha se viktima është 60 vjeç.
“Rreth orës 11:55,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë përkatësisht në fshatin Deberlluke. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.”
(Kosova Sot Online)