Musliu: Konjufca, të ftojë Besnik Bislimin për llogaridhënie

  • A.P /
  • 18 September 2024 - 14:04
Musliu: Konjufca, të ftojë Besnik Bislimin për llogaridhënie

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, të ftojë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për llogaridhënie nëse ka diskutuar për çështje të brendshme të Kosovës në dialogun e Brukselit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Informojeni Glaukun që dialogu NUK është në arkivol po më i forte se kurrë! Si Kryetar Kuvendi mirë është me ftu Besnikun në llogaridhënie se a po diskutohet për çështje të brendshme të sovranitetit të Kosovës!”, ka shkruar ajo, duke iu referuar një deklarate të Konjufcës  dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në arkivol që nga sulmi i Banjskës.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është shkelje e sovranitetit dhe Kushtetutës nëse dikush dialogon me Serbinë për çështjen e Urës së Ibrit.

(Kosova Sot Online)