Zbardhen detaje nga vdekja e Gerti Bogdanit

  • A.P /
  • 18 September 2024 - 15:17
Zbardhen detaje nga vdekja e Gerti Bogdanit

Detaje të reja dalin nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka qenë duke konsumuar kafe në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime.

“Kam probleme me frymëmarrjen”, u është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është laguar për në tualet.

Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan në tualet dhe kanë hapur derën me forcë.

Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Më pas kanë lajmëruar ambulancë, por sipas dëshmitarëve është vonuar.

(Kosova Sot Online)