Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një person

  • A.P /
  • 19 September 2024 - 08:45
Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një person

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin ku vdiq një 55 vjeçar dje në Vushtrri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një kamioni.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Vushtrri 18.09.2024-11:55. Raportohet për  një aksident trafiku në mes  të një veture dhe një kamioni, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar. I njëjti  ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim


(Kosova Sot Online)