Zbardhen detaje nga vdekja e 12 vjeçarit kosovar

  • A.P /
  • 19 September 2024 - 09:04
Zbardhen detaje nga vdekja e 12 vjeçarit kosovar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 12 vjeçari dje në QKUK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, ai para disa ditësh ishte rrëzuar në shtëpinë e tij.

“Malishevë  16.09.2024-14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte  rrëzuar në shtëpinë e tij sot me datën 18.09.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”,

Sipas raportimeve të mediave, ai ishte rrëzuar në banjën e shtëpisë së tij në Malishevë.

(Kosova Sot Online)