Vjosa Osmani ka udhëtuar për në SHBA

  • A.P /
  • 19 September 2024 - 09:56
Vjosa Osmani ka udhëtuar për në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të jetë pjesëmarrëse në  kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidenca e Kosovës njofton se Osmani atje do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

Përgjatë kësaj vizite, Presidentja në takime me homologët e saj do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë, përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare të saj, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë.

Ajo poashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA.

(Kosova Sot Online)