Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-kryeshefit të PTK-së

  • A.P /
  • 19 September 2024 - 11:38
Shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj ish-kryeshefit të PTK-së

Për shkak se prokurorja e rastit, Ardiana Veseli, e ka pranuar me vonesë lëndën është shtyrë seanca e paraparë të mbahej këtë të enjtes ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Agron Mustafa, i akuzuar për korrupsion, transmeton Kosova Sot Online.

Kryetari i trupit gjykues, Sabit Sadikaj bëri të ditur se këtë lëndë prokurorja Veseli e ka pranuar shumë vonë, konkretisht sot në mëngjes dhe se të njëjtën i duhet më shumë kohë për ta përgatitur.

(Kosova Sot Online)