![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Serbët e arrestuar në Veri po intervistohen nga Inspektorati
![Serbët e arrestuar në Veri po intervistohen nga Inspektorati](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/23/auto_veriu1724391832.jpg)
Raportohet se katër serbët e arrestuar ditë më parë në Veri ndodhen në stacionin Policor të Kosovës në Veri dhe se po merren në pyetje nga Inspektorati Policor i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Veton Elshani, zëvendës komandant i Policisë së Kosovës për Veriun, s’ka konfirmuar apo mohuar këtë informacion të KoSSev.
Katër të rinjtë serbë janë arrestuar natën mes 9 dhe 10 shtatorit në pjesën veriore të Mitrovicës, siç ka thënë policia, pasi dyshohet se kanë fyer dhe sulmuar dy policë në të njëjtën natë në shëtitoren e Mitrovicës.
(Kosova Sot Online)